Basha me bizneset në Tiranë: Do ti rikthejmë qytetarëve një qeverisë që rrit mirëqënien dhe ul papunësinë

267
Sigal

Në kuadër të turit të takimeve që ka ndërmarrë ditët e fundit, sot kryetari i PD, Lulzim Basha ishte në Njësinë Administrative nr.11 në Tiranë ku zhvilloi takime me bizneset e zonës.

Sipas kreut të selisë blu, kryeministri i braktisi shqiptarët gjatë dhe pas pandemisë duke mos dhënë asnjë ndihmë, duke varfëruar më shumë qytetarët dhe duke falimentuar bizneset.

“Në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë u takova me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të shqetësuar për krizën e thellë ekonomike që ka prekur familjet shqiptare.

Edi Rama i braktisi shqiptarët si gjatë dhe pas pandemisë duke mos ofruar asnjë ndihmë konkrete, duke i varfëruar dhe më shumë qytetarët e duke çuar drejt falimentit biznesin e vogël.

Kriza e thellë ekonomike ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek shqiptarët dhe një qeverisje normale. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të rritur mirëqënien dhe për të ulur papunësinë”, shkruan Basha në një postim të tijin në Facebook.