Shqiptari vdes tragjikisht në aksident, makina e tij përplaset me një kamion

177
Sigal

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Livadhia të Greqisë.

Sipas mediave helene, i riu shqiptar ishte duke udhëtuar me makinë në drejtim të zonës së Tebës, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa raportohet se përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse me qëllim nxjerrjen nga makina.

Ai menjëherë u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit fatal.