Sigal

31 – vjeçari shqiptar, emri i të cili nuk bëhet i ditur u ndalua nga policia për kontroll teksa ky i fundit e ka refuzuar kërkesën e tyre duke i kundërshtuar dhe goditur forcat e rendit.

Sipas portalit të lajmeve News të Greqisë, shtetasi shqiptar në momentin e ndalimit ka qenë nën efektin e alkoolit.

Dy policët grek të moshës 45 dhe 47 vjeç kanë pësuar lendime fizike. Njëri prej tyre pësoi dëmtime në vesh mdërsa tjetri në dorë. U është dashur të thërrasin patrulla të tjera për të bërë të mundur arrestimin e shqiptarit.

Edhe pse të shumtë në numër, forcat e rendit e kanë patur të vështirë shoqërimin e tij drejt qelisë së paraburgimit pasi 31 – vjeçari ka vijuar të tregojë rezistencë dhe kundërshtim.

Ndaj tij rëndon akuza e kundërshtimit, fyerjes, kërcënimit dhe shkaktimit të lëndimeve trupore.