Viktimat e Covid 19/ Shehu: Qeveria ka frikë nga e vërteta dhe humbja e pushtetit

70

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu vijon kritikat e tij ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin që ajo po i bën krizës në sistemin e shëndetësisë që është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Teksa komenton qëndrimet e mazhorancës ndaj opozitës, ish-deputeti i Partisë Demokratike thekson se qeverinë sot po e mbyt frika nga e vërteta dhe nga humbja e pushtetit.

“Guri që theu xhamin e një Qendre Shëndetësore, si bomba në Ambasadën Sovjetike! Vazhdojnë përsëri me atë gurë që theu një xham! Denojnë opozitën, na anatemojnë se kështu kemi derdhur të gjithë urrejtjen ndaj mjekëve e personelit, mbi atë objekt shëndetësor: Na akuzojnë si nxitësa, stimuluesa, e ndoshta edhe deri direkt ekzekutorë… Dikush tha që edhe atë qytetar të dehur që policia e akuzon për hedhjen e atij guri, e paska dehur dikush nga ne… qëllimisht, duke i paguar jo vetëm rakinë, por dhe mezet! O tempera, O mores! Vite më parë u fabrikua ajo ngjarje tragjike… Këto ditë kemi këtë ngjarje komike… Por që i bashkon të dyja “filli” i një shterpësie në ide, frike nga e vërteta dhe nga humbja e pushtetit, instinktet e diktaturës, një propagandë të rrezikshme, që nuk njeh kufi në monstrozitetin e saj, që megjithëse sot tingellon qesharake, duhet te na kujtoje se ngjarjet mund te perseriten…”, deklaron ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.