Përplasen tre makina në Tiranë, një person dërgohet me urgjencë në spital

195
Sigal

Një aksident  është regjistruar në Tiranë ditën e sotme, në rrugën “Dervish Hima”. Sipas informacioneve të para si pasojë e përplasjes së tre mjeteve ka mbetur i plagosur një person.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, në rrugën “Dervish Hima”, janë përfshirë në përplasje 3 mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri i njërit prej mjeteve shtetasi S.V., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.