Hetuesit italianë kanë kontrolluar vendin ku është gjetur makina e djegur e biznesmenit Davide Pecorellit.
Prej tre ditësh ata vijojnë të jenë në Shqipëri, vend ku u zhduk biznesmeni italian. Tashmë hetuesit kanë dhe makinën e djegur ndërsa presin të marrin përgjigjet e analizave të ADN-së për të mësuar nësë eshtrat e gjetura në makinë janë të Pecorellit.
Hetuesit italianë kanë ngritur dy pista për zhdukjen e biznesmenit. Ata dyshojnë se kjo mund të jetë një vetëvrasje mirëpo nuk anashkalojnë mundësinë e vrasjes së ndodhur për shkak të ndonjë grabitje.
Ekspertët italianë mbërritën dy ditë më parë në Pukë për të parë më nga afër mënyrën se si po ecin hetimet nga ana e hetuesve shqiptarë. Më herët kanë qënë mediat italiane ato që kanë tërhequr vëmendjen në lidhje me ecurinë e hetimeve, duke i cilësuar si të ngadalëta.
Biznesmeni Davide Pacorelli, 45-vjeçari Italian i zhdukur prej 21 ditësh në Shqipëri kishte hapur një biznes në qytetin e Vlorës, ku objekt ka tregtimin me pakicë të produkteve kozmetike dhe aparaturave të industrisë kozmetike.
Biznesi ishte hapur prej datës 19 gusht 2020 në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, dhe ende nuk është e qartë nëse ka filluar ose jo aktiviteti tregtar, por sipas dokumentacionit të qendrës kombëtare të biznesit rezulton të jetë aktiv.
Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike.Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pacorelli e kishte marë me qëra në zonën e Rinasit.
Ndërkohë asnjë pistë tjetër si ajo e grabitjes me pasojë vrasjen, nuk është përjashtuar nga grupi i hetimit.