Shqipëria fiton ekonominë!

541
Sigal

Lulzim Basha prezantoi planin ekonomik të PD-së: 110 mijë vende të reja pune, pagë minimale 36 mijë lekë, dyfishimi i ndihmës ekonomike, taksën 9 % të fitimit, ulje të çmimit të energjisë elektrike, 90% e studentëve do mbështeten financiarisht, 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vjet

Lulzim Basha prezanton planin ekonomik të PD-së: Anullimi i taksës Rama prej 24 lekë për litër mbi karburantin

110 mijë vende të reja pune, pagë minimale 36 mijë lek dhe zhdukjen e varfërisë ekstreme

Kryetari i PaPD-së Lulzim Basha prezantoi dje Programin Ekonomik dhe premtimet elektorale të kësaj force politike.

110 mijë vende të reja pune, pagë minimale 36 mijë lek dhe zhdukjen e varfërisë ekstreme.

Taksë 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare, uljen e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%.

Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros.

Paga e një mjeku do të shkojë 1200 Euro dhe paga e infermierëve do të shkojë në 700 Euro. Janë 4500 mjekë dhe 14 mijë infermierë.

Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për 60 – 70 mijë familje.

Do ulim çmimin e energjisë për konsumin deri në 300 kwh dhe një familje e thjeshtë do kursejë rreth 8500 lekë në vit. Kjo masë do të lehtësojë ndjeshëm shpenzimet e së paku 710 mijë familjeve.

50% do të ulet varfëria.

Anullimi i taksës Rama prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin.

60 % do të rritet paga e arsimtarëve. Ky plan do të prekë familjet e së paku 36 mijë arsimtarë të cilët do të jenë më të motivuar në punën e tyre, si dhe çdo familje shqiptare që ka femijët në shkollë.

90 % e studentëve do të mbështeten financiarisht nga qeveria për të paguar tarifat e arsimit.

Do të financojmë 100% interesat e kredive që të rinjtë do të marrin për të blerë shtëpinë e tyre. Do të jenë së paku 20 mijë familje të reja që do të përfitojnë nga kjo masë.

Për çdo fëmijë të lindur, ne do të japim 3 mijë lekë në muaj për 5 vite. Rreth 30 mijë familjeve të reja do t’u gjendemi në krah me këtë masë.

Programi

“Për muaj të tërë, – tha Basha, – së bashku kemi punuar me ekspertët më të mirë të vendit, me ndihmë të jashtëzakonshme nga ekspertët më të mirë të ekonomisë, të financave, turizmit, të arsimit, të shëndetësisë, çështjeve sociale, por po kështu edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare, partive tona simotra, instituteve dhe fondacioneve, nga Gjermania deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Britania e Madhe në Itali, në Greqi e kudo.

Rama i mashtroi shqiptarët

Kryeministri në ikje i cili premtoi qindra, mijëra vende pune, por në fakt me të dhe nën të, radhët e të papunëve u shtuan dhe mijërave të pamundurve për punë iu hoq edhe buka e gojës, ndihma sociale. Premtoi të ulte koston e jetës për 97% të shqiptarëve, por me të kostoja e jetës për shqiptarët është rritur në shifra rekord. 40% gjatë viteve të sundimit të tij. Kjo do të marrë fund.

Ka ardhur koha ta ndryshojmë Shqipërinë

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri e të sjellim një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Koalicioni ynë qeverisës angazhohet përmes programit tonë që shënjestron sektorë të caktuar të dyfishojmë të ardhurat për frymë. Ne angazhohemi ta zhdukim varfërinë ekstreme.