Bujar Nishani: Kjo është jashtë realitetit! Gjithçka zgjidhet me votë

212
Sigal

Bujar Nishani thotë se kriza në PD mund të zgjidhet vetëm me votë.

I ftur në një emision, Nishani tha se kërkesa që të largohet edhe Berisha me Bashën, nuk qëndron dhe është jashtë realitetit.

“Thonë të ikë Basha, por edhe Berisha. Ka një gjë, më duket dogmë, jashtë realitetit, konteksti që thuhet duhet të gjejmë njeri të unifikojë njerëzit. Ky njeri nuk ekziston.

Ne na duhet një lidership, që e zgjidh procedura. Ne na duhet sot, në situatën kur është PD, ne na duhet një lidership që jo të unifikojë njerëzit, por të mbajë të unifikuar procesin”, tha Nishani.