Këlliçi: Bashën e braktisën të gjithë, në 8 vite ka vrarë garën dhe votën e lirë! Po i shërben Edi Ramës

163
Sigal

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi deklaroi në një emision se Lulzim Basha është i vetëm në Partinë Demokratike pasi të gjithë e kanë braktisur. Këlliçi tha se Lulzim Basha në 8 vite është kujdesur të vrasë garën, votën e lirë dhe konkurrencën.

E kanë braktisur mbi 95 për qind e grupit parlamentar, që kanë kërkuar dorëheqjen e tij, nga uzurpimi që i ka bërë zyrës. Ka patur pak prej tyre që kanë kërkuar dorëheqjen edhe të zotit Berisha, por nga cili pozicion?”-tha Këlliçi.

Këlliçi është i mendimit se është e pakuptueshme se përse qëndron ende në zyrë Lulzim Basha  në kohën kur të gjithë e kanë braktisur. Sipas tij Basha po i shërben Ramës që të qëndrojë në pushtet.

Basha është toksik. Individi më toksik në Shqipëri. Për çfarë qëndron përveçse të garantojë jetëgjatësinë e Edi Ramës në krye të qeverisë.”-tha Këlliçi.

Deputeti demokrat deklaroi se logoja e PD i takon demokratëve dhe i takon atyre shumë shpejt.