(Video) Pamje tronditëse / Burgjet e mbushur me të rinj pa maska

269
Sigal

Pamje tronditëse vijnë nga qelitë e paraburgimit në komisariatet e Tiranës, ku mbahen të izoluar adoleshentë të cilët morën pjesë në protestat e ditëve të fundit ku u kërkua drejtësi për Klodian Rashën.

Siç shikohet edhe nga pamjet e publikuara nga ish-kryeministri, Berisha, qelitë janë kthyer në vatra pandemie, ku vetëm në njërën qeli janë 15 të ndaluar, të gjitha pa maska.

‘Edvin Kristaq Xhelati po përdor si armë kundër kryengritësve të rinj guximtar përveç gazit helmues, shkopinjve, topave me ujë edhe bombën biologjike covid19 duke futur në qelitë e tij të krimit 15-50 kryengritës guximtar që si kundërshtar politik kërkon ti infektojë me covid19. Krim i shëmtuar!

ps: I ati i Edvinit, Kristaq Xhelati firmoste varjen ne litar të disidentit poet Havzi Nela si kundërshtar politik, i biri 32 vjet më vonë përdor virusin covid19 kundër kundërshtarëve të pamposhtur kryengritës.