BE i bllokon fondet Ramës

262
Sigal

Së fundmi u mësua se Shqipëria do të përfitojë nga Bashkimi Europian një hua prej 180 milionë eurosh, me qëllim përballimin e efekteve të Pandemisë në Ekonomi. Termat e Marrëveshjes u miratuan këtë të hënë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Po ajo që ra në sy në këtë marrëveshje borxhi ishte, se për herë të parë Shqipërisë kur vjen puna për kredi dhe hua të marra, i vihet një kusht politik.

Dhe ai ka të bëjë pikërisht me negociatat dhe mbajtjen e tryezën ndërqeveritare, të cilat u bllokuan nga BE edhe për këtë vit si pasojë e kushteve dhe detyrave të pa kryera nga qeveria.

Kështu në një pikë të kësaj marrëveshje shkruhet se kredia do të lëvrohet nga BE në dy transhe 90 milionë euro secili, por i dyti mund të merret vetëm pasi Shqipëria të ketë plotësuar kushtet për asociim në Bashkimin Evropian.

Në fillim të këtij muaji Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakord që të mos hapin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, pasi nuk ka plotësuar as kushtet më bazike që i janë vënë.

Në mënyrë diplomatike ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë mbi reformat, por theksuan se ajo duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve.

“Ndryshe nga projekt-konkluzionet e mëparshme, propozimet e fundit të Presidencës Gjermane nuk përmendim më dhjetorin si muajin e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo konferencë do të mbahet kur Shqipëria të plotësojë të paktën dy kushtet e mbetura: ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e ligjit anti-shpifje”, thuhej në vendimin e ambasadorëve.

Gjithashtu shtete të veçantë si Gjermania, Holanda apo Danimarka kanë ngritur çështjen e korrupsionit të lartë, krimit të organizuar, Reformën Zgjedhorë të bërë në mënyrë të njëanshme, etj.

Kjo është hera e parë që vendit ynë shtrëngohet edhe te borxhi i jashtëm që është një çështje ekonomiko-financiare me një kusht politik, siç është hapja e negociatave dhe nisja e bisedimeve ndërqeveritare me BE-në.