Si pandemia dhe puna nga shtëpia nxitën kirurgjinë plastike?

147
Sigal

Pandemia duket të ketë fuqizuar tregun e estetikës. Prestigjiozja “La Repubblica” shkruan se puna nga shtëpia ka nxitur njerëzit të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale, për shkak se në kamerë, defektet dallohen më shumë.

“Me bllokimin në mars fillova të punoj nga shtëpia dhe duke parë kompjuterin, nisa të perceptoj defektet e mia” dëshmon Federica për median italiane, një trajnere jete nga Bergamo.

“Pak a shumë si ka ndodhur me bumin e selfie – shpjegon kirurgu milanez, Valeriano Vinci – me thirrjet në konferenca, ne jemi të detyruar të shohim imazhin tonë shumë shpesh në drejtkëndëshin e ekraneve dhe kamerat mund të deformojnë fytyrën. Prandaj duket si reagim ndaj periudhës që jetojmë, për të shkuar te një specialist”.

Efekti i sjellë nga puna inteligjente, sidoqoftë, nuk do të ishte vetëm psikologjik, por edhe praktik.

“Shumë nga pacientët e mi të fundit – thotë Daniele Fasano, president i kongresit të Sicpre 2021 – më kanë thënë që administrimi i qëndrimit në spital kur je duke punuar nga shtëpia, të lejon që të mos duhet të justifikosh lëvizjen tënde dhe në të njëjtën kohë, të lejon edhe të punosh”.

La Repubblica shkruan se sipas zërave të ndryshëm të ekspertëve, ndërhyrjet kryesore bëhen për ndërhyrjet minimale invazive në fytyrë, si qepallat apo mimikat.