Gjenden 3 valixhe me pjesë trupi njeriu / Dyshohet se i përkasin çiftit shqiptar

266
Sigal

Një krim makabër duket se po zbulohet në Itali. Deri më tani janë gjetur 3 valixhe me pjesë trupi njeriu. Ngjarja është zbuluar në një zonë të pyllëzuar në Firence.

Policia italiane që ka nisur hetimet dhe thotë se është në kërkim të një valixhe të 4-të, që deri më tani nuk është gjetur.

Pas zbulimit të dy valixheve me mbetje njerëzore në gjendje dekompozimi, e para më 10 dhjetor dhe e dyta në 11 dhjetor, dje pasdite policia zbuloi një valixhe të tretë.

Mjeku sqaron se eshtrat i përkasin një gruaje.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për personat me iniciale, Sh. P., 54 vjeç dhe T. P., 52 vjeçe nga Vlora të zhdukur në 2015.

Kërkimet do të rinisin nesër në të njëjtën zonë, nga qentë e specializuar në kërkimin e kufomave.