Greva e urisë, naftëtarja: Do të marrim edhe fëmijët këtu. Të plotësohen kërkesat tona

60

Greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit vijon dhe sot është në ditën e 23-të të saj.

Ndërkohë që gratë naftëtare janë në ditën e gjashtë të ngujimit në grevë urie pasi zëvendësuan në këtë protestë burrat naftëtarë.

Ata kërkojnë pagat për punën e bërë dhe rifillimin e punës.

Ndërkohë një mjeke e spitalit të Ballshit tha se, dy greviste janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gratë janë në ditën e gjashtë të grevës së urisë dhe dita e 23 që ka nisur kjo grevë
Një nga grevistet u shpreh se “Do të marrim edhe fëmijët në grevë urie, gjakun ton ta gëzojnë ata e jo qeveria e hajdutet bashkë”.

“Do të jemi bashkë më fëmijët në grevë n.q.s. qeveria nuk jep zgjidhje”, tha ajo me lot ne sy.