Dëshmia e një femre zbulon grupin mafioz / Tregtia e heroinës nga Shqipëria drejt Italisë

252
Sigal

Deklaratat e një bashkëpunëtoreje të drejtësisë ishin vendimtare në hedhjen dritë mbi trafikun e drogës midis Shqipërisë dhe bregdetit Jon të provincës së Matera. Gruaja filloi të fliste me hetuesit rreth tre vjet më parë, pasi fitoi statusin e të penduarës dhe pas keqtrajtimit të dhunshëm nga partneri i saj shqiptar që u arrestua sot.

Operacioni “Metalba” çoi sot në 18 arrestime, ku 7 prej të cilëve është vendosur masa e sigurisë në burg dhe njëmbëdhjetë në arrest shtëpie.

Droga, e cila vinte nga Shqipëria, ishte shitur përgjatë bregdetit Jon-Lucan, veçanërisht në Tursi dhe Policoro (Matera). Detajet e operacionit pritet që të dalin sot gjatë një konference për shtyp nga ana e policisë. Mësohet se në aksion janë përfshirë rreth 100 forca policie dhe helikopterë.

Personat nën hetim akuzohen për vepra të ndryshme penale, si të përfshirë në trafikimin dhe tregtimin e drogës, në veçanti të heroinës, kokainës dhe marijuanës.

Prokurorja Anna Gloria Piccininni, theksoi sot rrezikshmërinë e mafies shqiptare, “e cila është bërë një nga më të të fortat në Europë. Për më tepër, hetimet, të cilat filluan në vitin 2016, kanë demonstruar më tej praninë shumë të lartë kriminale në zonë , në kufirin midis Kalabrisë dhe Pulias”, tha ajo.