Vetëvarje për Tik-Tok-un, Prokuroria e regjistron ngjarjen si shkaktim vetëvrasjeje

240
Sigal

Vetëvarjen e 13-vjeçarit, Prokuroria e regjistroi si shkaktim vetëvrasjeje, ndërsa hetimet vijojnë për të gjetur shkaqet që e dërguan të miturin që të kryente aktin e rëndë.

Në lidhje me rastin po publike shumë pak detaje mbi motivet që e shtynë të miturin drejt aktit ekstrem, ndërsa në një pikë bien dakord të gjithë familjarë e shokë klase se diçka fshihet pas telefonit.

Natën e ngjarjes, prindërit e sapokthyer nga vjelja e ullinjve e gjetën adoleshentin të pajetë me telefonin të vendosur në mënyrë të tillë që ishte i drejtuar nga ai. Rrjetet sociale dhe internetin i fajësoi edhe ministrja e arsimit Evis Kushi e cila tha se përgjegjësia është e të gjithëve.