Vepror Hasani: Ora 13.00 e gjeti qytetin e Korçës të braktisur

435
Sigal

Rradhë te  furra e bukës, konfliktohen qytetarët

Nga Vepror Hasani per “Telegraf” 

 Ora 13.00 e ditës së shtunë e gjeti qytetin e Korçës tejet të boshatisur, kjo edhe për shkak të masave të rrepta të ndërmarra nga qeveria, ku  në rast shkeljesh të masave për ndalim- qarkullimin, në rast nevoje, do të përdorej edhe gaz lotsjellës, madje mosrespektuesit e msave të përcaktuara,  rrezikojnë të përfshihen në listën e tradhtarve siç e quajti kryeministri Rama, dhe në rast se bëhësh pjesë e kësaj liste nuk mund të përfitosh, së paku për një vit, asnjë lloj shërbimi.  Pra, ishte ky paralajmërim që boshatisi Korçën pa mbërritur ora 13.00.  Mëgjithatë, ajo pjesë e qytetarëve që dëshironin të ishin të rregullt me orarin e lejuar, ndërsa shpejtonte të pëfundonte punët e përditshme brenda orarit, u gjend përparara një radhe të gjatë te furra e bukës, gjë që solli konflikt mes banorëve, pasi gjithkush donte të merrte bukën i pari. U desh ndërhyrja e autoriteteve të bashkisë që gjithçka të vijonte normalisht. Por jot ë gjithë qytetarët u përpoqën të ishin korrekt më rregullat dhe masat e marra për mos përhapjen e virusit “corona”. Te parku “Rinia” u panë jo pak njerëz. Pritet që e diela të jetë tërësisht e heshtur pa asnjë banor në lëvizje, apo në rrugë.

Shëtitje te parku “Rinia” dhe kodrat e qytetit

Megjithatë duhet thënë se edhe dita e shtunë, nga ora 5.00-13.00, banorët e Korçës, ashtu si edhe ditë më parë, e shfrytëzuan këtë hapësirë kohore për shëtitje, për qëndrime në diell, për ajër të pastër, për gjimnastikë dhe të tjera si këto, njësoj sikur të ishte një ditë e zakonshme; sigurisht shkelësit e masave të ndërmarra nga qeveria ishin një pjesë e vogël njerëzish, por gjithsesi shqetësim për pjesën tjetër të popullsisë, pasi kjo kategori personash mund të bëhet mbartëse dhe përhapëse e coronavirusit. Ajo që u vu re ishte se edhe këtë të shtunë parku “Rinia” pati frekuentues  jo të paktë, të cilët shëtisnin, qëndronin nëpër stola apo bënin gjimnastikë.

Madje jo vetëm kaq, një pjesë e banorëve të qytetit të Korçës, që çdo vit në stinën e verës ngjitet mëngjeseve te kodrat e qytetit,  nuk e ndërpreu ritualin e vet të përditshëm as në ditët e epidemisë së coronavirusit, me pretendimin se “në kodrat e qytetit nuk ka virus, por ajër të pastër”,  “ruajma distancat nga njëri-tjetri dhe jemi shumë të rregullt”, “nuk cënojmë asgjë nga këshillat që vijnë nga  shërbimi shëndetësor”, ndaj nuk ka arsye pse të kemi frikë nga prekja prej virusit të frikshëm. Edhe në këtë rast u desh ndërhyrja e policisë që banorët të iknin nga parku. Episode të tilla ndodhin edhe në qytetet e tjera të qarkut Korçë, madje në qytetin e Pogradecit u kap edhe një person që kishte ardhur nga Italia dhe nuk ishte vetëkarantinuar dhe as kishte informuar për këtë gjë, ccka tregon se në radhët e popullatës ende vijon të ketë papërgjegjshmëri.

Vijon marrja e masave

Ndërkohë Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Korçë,  vijon të jetë në zbatim të planit të veprimit  për përballimin e KOVID-19, aktualisht është duke kryer në vijimësi inspektime për verifikimin dhe  respektimin nga ana e subjekteve për marrjen e masave të posaçme, të përcaktura nga Ministria e Shëndtësisë dhe Mbrojtjes Sociale për  situatën në vend.  Burime nga ky institucion bënë më dije se nspektimet janë duke u kryer në biznese dhe istitucione të ndryshme  në furra buke, në dyqane dhe supermarket, në fabrika, fasoneri dhe në njësi prodhimi, në spitalin rajonal, te poliklinika, në qendra shëndëtësore, anbulanca, farmaci, në bare, restorante, qendra interneti, palestra, kënde e lojrash, institucione arsimore, publike, private etj. Një pjesë e bizneseve si: dyqanet ushqimore, furrat e bukës apo farmacitë janë duke vijuar aktivitetin, në respektim të rregullores, duke marrë masat e posaçme ndaj situatës së krijuar. Inspektime po kryhen edhe në fshatra turistike kryesisht në bare dhe restorante, të cilat tashmë kanë ndërprerë aktivitetin e tyre.