Italia ndjek strategjinë e suksesit të Koresë së Jugut/ Nis testimi i njerëzve në të gjithë vendin

412
Sigal

Italia ka marrë vendimin se do të testojë të gjithë popullsinë ashtu sicc ka bërë edhe Koreja e Jugut. Italia tashmë është vendi më i prekur në Evropë dhe autoritetet italiane deri më tani nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të ulur vdekshmërinë.

Ndërsa, Koreja e Jugut që në fillim të pandemisë që në fillim të epidemisë testimin masiv të popullsisë, për të identifikuar të gjitha rastet, duke mos lejuar që të përhapet koronavirusi. Kjo ka sjellë një rezultat të dukshëm, pasi në Korenë e Jugut janë 92 viktima, ndryshe nga Italia, e cila ka mbi katër mijë viktima.

Një eksperiment që është bërë në qytetin Vò të Italisë, ku u testuan 3.300 banorë u arrit që të ndalohej përhapja e koronavirusit, duke bërë që në këtë qytet mos të ketë më asnjë të prekur.

Autoritetet shëndetësore italiane, shpresojnë që kjo strategji të ketë sukses, për të parandaluar humbjet e mëdha të jetëve që po shkakton koronavirusi./Corriere.it/