Qytetarët britma e vrap nëpër rrugë, policia i zë me shkop gome, Rama nxjerr videon: Zgjidhni e merrni

85

Pasi paralajmëroi shqiptarët të mos bëjnë asnjë hap nga shtëpia për të thyer izolimin, kryeministri Rama ka postuar një video, me atë që ndodh në Spanjë, ku dje vdiste një njeri cdo katër minuta.

Nga Edi Rama

-KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

-O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…

-ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË.