Rrokaj: Ndarja territoriale njehson Tiranën, Xhixho: Platformë për punësimin e grave

446
Kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për anëtarë të Këshillit Bashkiaktë Tiranës zhvilluan një takim me banorët e Dajtit, ku u evidentuan problematikat e tyre dhe theksuan se platforma e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” është e duhura për zgjidhjen e tyre pas 21 qershorit. Kandidati për anëtar në këshillin bashkiak të Tiranës Shezai Rrokaj vuri në dukje se Tirana meriton t’i kthehet dinjiteti i saj.
“Vetëm 6 ditë nga ndajnë nga fitorja e madhe në gjithë ndarjen e re administrative të Tiranës. Kjo do të jetë një fitore për gjithë koalicionin për Shqipërinë Evropiane. Do të jetë një fitore për kryetarin e ri të bashkisë z. Erion Veliaj, po mbi të gjitha do të jetë një fitore për numrin 47, më të shenjtin numër që i takon LSI. Ndaj, kaq sa jemi këtu por më të shumtë në numër, derë më derë, qytetarë më qytetarë t’i shpjegojmë përse ne e kërkojmë votën e tij. ne votën e tij nuk e kërkojmë për idealizëm, ne votën e tij e kërkojmë sepse duam t’i kthejmë Tiranës atë që i ka munguar rininë, rininë e saj, bukurinë, bukurinë e saj, t’i kthejmë Tiranës gjelbërimin, pastrimin. Duhet ta inkurajojmë gruan që të ketë më shumë sipërmarrje, do ta inkurajojmë gruan që të ketë sa më shumë iniciativë, sepse Dajti ka një kulturë të veçantë, dhe ajo do ta promovojë këtë kulturë. 
Ndarja e re administrative është ndarja për ta njehsuar Tiranën, për ta bërë njësh nga qendra e deri në periferi, në mënyrë që qytetari i Dajtit të mos ndihet qytetar inferior, por të ndihet një qytetar i integruar, një qytetar i barabartë me atë që banon në qendër, duke pasur të njëjtat kushte, në mënyrë që Dajti të jetë mushkëria e Tiranës, të jetë model i pastërtisë dhe i ekologjisë për Tiranën. Të gjitha këto njësi duhet të bëhen pjesë e një koncepti të vetëm organik ku të kemi prodhime të cilat duhet të jenë prodhime të garantuara për tregun, prodhime që prodhohen nga bujqit e Dajtit, dhe të kthehen në një kulturë të veçantë, të cilën ta përçojmë në vizita që do të bëjmë në malin e Dajtit. Tirana jonë do të jetë mëe gjelbër, më çlodhëse, por edhe një Tiranë e cila nuk meriton vetëm shërbim, meriton edhe zhvillim e punësim”, tha Rrokaj. 
Ndërsa nga ana e saj kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për anëtar në këshillin bashkiak të Tiranës Erisa Xhixho tha se Dajti ka nevojë për më shumë shërbim dhe punësim, veçanërisht për gratë dhe vajzat e reja. “Me Bashkinë e madhe, tashmë Dajti ka nevojë për më shumë shërbime në infrastrukturë, të ujit të pijshëm apo shërbime të cilat do të sjellin mundësi punësimi për të gjithë qytetarët e Dajtit. Ne kemi një plan konkret për integrimin e tyre dhe punësimin e të gjitha grave dhe vajzave të komunës Dajt. Në bashkëpunim edhe me kryetarin e ardhshëm të bashkisë së Tiranësdhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, janë të angazhuar për ofrimin e kurseve profesionale për gratë dhe vajzat e Dajtit qëtë kenë mundësi për përvetësimi të një profesioni të caktuar dhe mbështetjes së tyre përmes kredive të buta në mënyrë që ato të hapin një biznes të ri këtu në Dajt dhe të punësojnë edhe gra e vajza të tjera”, – u shpreh Xhixho.
Sigal