Veliaj nis punën për lirimin e parqeve në Tiranë

489
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka nisur ditën e sotme punën për lirimin e parqeve. Ai ka deklaruar se në sheshin e Brrylit në Tiranë nuk do të shiten më rroba të përdorura, por do të ndërtohet një park.
Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Veliaj shkruan: “Mirëmëngjes Brryli! Nga sot nuk do shiten më rroba të përdorura në sheshin e Brrylit, por park për një nga lagjet më të njohura. Po lirojmë sheshet siç premtuam, na ndihmoni t’i mbajmë pastër ju lutem! #Tirana Në Punë “.
Sigal