Vdes nga Covid inspektori i antidrogës

325
Sigal

Koronavirusi i mori jetën inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të gjendjes së tij shëndetësore, Shavroja u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ai qëndroi rreth 2 javë atje, por nuk e mposhti dot betejën me virusin. Pas dy ditësh në intubim, ndërroi jetë.

38-vjeçari Klodian Shevroja punonte që prej muajit prill si inspektor antidroge në Berat.