Valixhe e dyshimtë para një banke në Shkodër, forcat xheniere nisen nga Tirana

163
Sigal

Një valixhe e dyshimtë është gjetur pranë një banke në qytetin e Shkodrës. Teksa përreth të gjithë aktivitetet janë mbyllur dhe nuk kalon asnjeri, valixhja duket se është lënë qëllimisht pranë ambienteve të një banke.

Ndërkohë, forcat xheniere janë nisur nga Tirana për të bërë të mundur rrethimin dhe sigurimin e zonës dhe më pas edhe kontrollin e valixhes për të zbuluar se çfarë mund të ketë brenda saj.