Vaksina AstraZeneca shkakton trombozë? Kryetarja e EMA-s: Të enjten japim përgjigjen finale

302
Sigal

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka mbajtur këtë të martë një konferencë për vaksinën nga AstraZeneca, pasi deri më tani janë 18 shtete europiane që kanë pezulluar vaksinimin, pas lajmeve që ka shkaktuar vdekje si pasojë e mpikjes së gjakut. Kryetarja Emer Cooke, tha se rreziku i përfitimit është më i lartë se i humbjes. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se ekspertët e EMA-së po vijojnë që të analizojnë dhe hetojnë rastet që kanë shfaqur efekte si mpiksje gjaku dhe çrregullime tromboembolike në mënyrë që të dalin në një përfundim. Cooke gjithashtu shtoi se në një situatë të tillë ku po vaksinohen miliona njerëz, kjo gjë është e pritshme.

”Ne kemi thënë shumë qartë se rreziku i përfitimit mbetet pozitiv. Ne kemi vazhduar të vlerësojmë dhe marrim efekte anësore të mundshme. Ne kemi tërhequr raste nga i gjithë rrjeti me ekspertizë specifike në mpiksjen e gjakut dhe çrregullimet tromboembolike, kështu që është një proces i vazhdueshëm. Unë nuk jam këtu për t’u dhënë rezultatin e ndonjë rishikimi shkencor, unë jam këtu për të shpjeguar hapat në proces se çfarë po bëjmë dhe kur mund të prisni që ne të vijmë në një përfundim. Është e pashmangshme që të kemi raste të rralla ose serioze të sëmundjeve që ndodhin pas vaksinimit”,-tha ajo.

Kryetarja e EMA-s. tha se do të bëhet një analizë rigoroze e rasteve të trombozave. ”Do të analizojmë çdo rast. Të enjten do të dalim në një përfundim dhe do të njoftojmë nëse do të ndërmarrim veprime të tjera”, shtoi kreu i EMA-s. Sipas saj nga studimet ka dalë se ka pasur e raste të tjera, kështu që nuk ka të bëj vetëm me një grup vaksinash. ”Më shumë grupe janë të përfshira dhe për këtë arsye nuk ka gjasa të jetë një ngjarje specifike e grupeve”.

Vaksina AstraZeneca është pezulluar nga përdorimi në disa vende të Bashkimit Europian. Listës së nisur nga Danimarka, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Bullgaria, Islanda, Austria, Letonia, Estonia,Austria, Rumani, Qipro, Estonia, Irlanda, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Spanja, Italia, Gjermania, Franca, Suedia, Venezuela dhe Portugalia. Të gjitha vendet kanë njoftuar se kanë shtyrë fillimin e shpërndarjes së tyre deri në sqarimin e vdekjeve të të injektuarëve me dozën e parë të vaksinës.