Aksident në Durrës, “Benz”-i përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi

243
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në Durrës.

Mjeti tip ‘Benz’ ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit. Viktima ende nuk është identifikuar, mirëpo po vijon puna nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.03.2021, në Maminas, shtetasi R. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur një motoçikletë me drejtues një shtetas ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.