U plagos duke prerë dru/ 51-vjeçari shqiptar në Greqi u gjet i vdekur, arrestohen një grek dhe djali i tij

92
Sigal

Autoritetet policore në Selanik kanë gjetur të pajetë 51-vjeçarin shqiptar Ylli Mera i cili u raportua i zhdukur të dielën.

Sipas mediave greke, trupi i tij i pajetë u gjet në një zonë pyjore të Arethousa-s, në Selanik, ku kishte shkuar me një 59-vjeçar grek për të prerë dru.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, 51-vjeçari shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë punës për prerjen e dryve me sharrë elektrike. Ai ka marrë plagë në kofshë dhe më pas ka gjetur vdekjen nga gjakderdhja, por dhe mos dhënia e ndihmës.

Mësohet se i plagosur kishte mbetur edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.

Por 59-vjeçari është larguar nga zona ndihmën e të birit dhe nuk e kanë ndihmuar shqiptarin.

Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar në gjak shqiptarin por ka deklaruar per hetuesit se nuk e kishte bere me qellim.

Por nga hetimet rezultoi se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin 51-vjeçarit për të mos kerkuar ndihme.

59-vjeçari dhe djali i tij janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre pritet te ngrihen akuza zyrtare.

Image