Prof. Dr. Jamarbër Malltezi: Qeverisa “Rilindase” dhe oligarkët e saj vjelin para në kurriz të inceneratorëve jofunksional

236
Sigal

Ditën e sotme, prof. dr. Jamarbër Malltezi ka denoncuar një tjetër shkelje të qerevisë “Rilindase”.

Në bazë të disa shkresave që Malltezi shpërndan në rrjetet sociale, një shkresë ku tregohet refuzimi i përpunimit të mbetjeve të rrezikshme në landfillin e Sharrës.

“Kjo pasi Sharra as nuk plotëson kushtet teknike të papërshkrueshmërisë së argjilave, as nuk ka impiant trajtimi të ujrave të ndotura të mbetjeve urbane (jo të rrezikshme) e le më pastaj të mbetjeve të rrezikshme.”,- shpjegon Malltezi në denoncimin e tij.

Denoncimi i plotë i tij: 

Ky eshte refuzimi per mbetje te rrezikshme ne Sharre. Kjo pasi Sharra as nuk ploteson kushtet teknike te papershkrueshmerise se argjilave, as nuk ka impiant trajtimi te urjave te ndotura te mbetjeve urbane (jo te rrezikshme) e le me pastaj te mbetjeve te rrezikshme. POR ndonese pa leje, Rama-Bllako-Koka-Blushi-Zoto po INKASOJNE para nga bizneset per depozitimin e mbetjeve industriale qe hyjne ne kategorine e mbetjeve te rrezikshme duke i defyruar bizneset te KOLLITEN me 60 euro/toni!!! Pra vjelin para dyfish per te marre mbetje ndonese nuk ka leje mjedisore! Ky eshte krim, eshte vjedhje dhe mashtrim. Plus eshte t’a kthesh sharren ne bombe ekologjike dhe me rrezik per shendetin e banoreve te Sharres, Kombinatit si dhe Vaqarit e Fushe Pezes ku kalojne ujrat e ndotura nga Sharra. Kaq per kreun e mafies se plehrave qe perbetohej se nuk ndihmonte oligarket. Po ndihmon mafien e plehrave!