Dhunimi i Berishës, OSBE mesazh të fortë: Jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës

113
Sigal

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për samitin e BE-së, por dhe për dhunën e ushtruar sot ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, OSBE thekson se ndihen të trishtuar nga sulmi, ndaj bazuar në këtë, ftojnë aktorët të shmangin spekulimet dhe të lënë drejtësinë të thotë fjalën e saj.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”,  thuhet në reagimin e OSBE-së.