Charles Michel: Ballkani Perëndimor brenda BE-së, një e ardhme më e mirë për fëmijët

124
Sigal

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel mbajti fjalën e tij në samitin mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Ai u shpreh se ky takim ishte shumë i rëndësishëm sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit.

Sipas tij integrimi i Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian do të thotë një të ardhme më të mirë për fëmijët.

“Të gjithë kemi detyrat tona për të realizuar, ka pritshmëri me qëllim që reformat në fushën e shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit të avancojnë. Nga ana tjetër Bashkimi Europian duhet të shtojë kapacitetin e tij për të përforcuar tregun e përbashkët,” – u shpreh Michel.