Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

209
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot më datë 16.03.2021, në orën 17:00 do të zhvillojë një mbledhje.

Mbledhja do të tranemsetohet në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ, si dhe në platformat “Facebook” dhe “YouTube”.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

1- “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Iljaz Jashar Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Lezhë”’;

2- “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Kreshnik Luan Merxhani, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Gjirokastër”;

3- “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Boiken Xhelal Abazi ,si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për deputet, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021, në zonën zgjedhore Qarku Tiranë”;

4- “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

5- “Për miratimin e listave shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

6- “Për verifikimin e deklarimeve në formularine vetdeklarimit të kandidatit për deputet në zonën zgjedhore qarku Berat, z. Arels Arben Pajollari, të subjektit zgjedhor partia Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”;

7- “Për caktimin e Vendeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

8-  Projektudhëzim “Për procedurat e hedhjes së shortit për caktimin e partive politike që propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave”.