Ushtroi dhunë ndaj gruas, e pëson 51-vjeçari

107
Sigal

Një 51-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia njofton se ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. A., 51 vjeç, banues në fshatin Burimas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.