Mesazhi i Papës për Pashkët: Mos ju dorëzoni frikës së krijuar nga prania e koronavirusit

332
Sigal

Papa Françesku i ka nxitur njerëzit që “të mos i dorëzohen frikës” të krijuar nga prania e koronavirusit. Ati i Shenjtë u kërkoi besimtarëve që të jenë “lajmëtarët e jetës në një kohë të vdekjes”.

Kreu i Kishës Katolike i dha mesazhet gjatë fjalës së tij në vigjilje të Pashkëve të shtunën mbrëma, në Bazilikën pothuajse të zbrazët të Shën Pjetrit.

Për shkak të situatës të krijuar nga koronvairusi, besimtarët mund ta ndiqnin shërbimin të transmetuar direkt në internet.

Ndër të tjera Françesku u shpreh:

“Ne nuk do të dorëzohemi, ne nuk vendosim një gur mbi shpresën. Ne mundemi dhe duhet të shpresojmë se Zoti nuk ka lënë të vetëm…Çdo gjë do të shkojë mirë, le të themi kështu me këmbëngulje këto javë, por edhe shpresa më e fortë mund të avullojë. Shpresa e Jezusit është ndryshe. Zoti është i madh. Errësira dhe vdekja nuk do ta thonë fjalën e fundit.”

Masat shtrënguese  vazhdojnë të jenë në fuqi kudo rreth e qark Italisë së goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit. Festimet për pashkët po bëhen në kushte izolimi pothuajse në të gjithë botën.