Shqiptarët në karantinë/ Nga nesër farmacitë, bankat dhe marketet hapur deri në 17:30, qytetarët mund të bëjnë pazar për 90 minuta

386
Sigal

Shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre. Sot gjithçka është mbyllur, asnjë aktivitet nuk është hapur dhe asnjë person nuk lejohet që të dalë nga shtëpia. Karantina nisi dje në orën 13:00 dhe do të vazhdojë deri ditën e nesërme në orën 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë, nga nesër, farmacitë, bankat dhe dyqanet ushqimore do të jenë hapur deri në orën 17:30.  Autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta në ditë dhe mund të bëjë pazar vetëm një familjar.

Duke iu referuar masave të reja, nëse dikush merr në makinë një pensionit, përballet me ligjin dhe rrezikon burgosjen. Po kështu, pritet që në seancën plenare të 16 prillit të miratohen ndryshimet në kodin penal dhe rrugor. Kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me një gjobë prej 700 mijë lekësh, por rrezikon deri në 10 vjet heqje lirie. Nëse thyerja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Por, nëse nga thyerja e karantinës shkakton vdekjen e personit tjetër, dënimi mund të shkojë nga 5-15 vite burg.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se shqiptarët mund t’i ktheh normaliteti në fund të muajit maj, ku parashikohet të hapet pjesa më e madhe e bizneseve, por me rregulla të mirëpërcaktuara.Ai njoftoi se njavën e ardhshme mund të lejohet lëvizja me automjete e personave që shkojnë në punë, do të përgatitet rregullorja e standardeve për bizneset që pritet të hapen dhe do të publikohet edhe paketa e zgjeruar financiare.