Pse pa ujë Peshkopia?!

672
Abdurahim ASHIKU
Pyetje për krye bashkiakun e Peshkopisë dhe të zgjedhurit e Dibrës.
Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” (29 gusht 2017) dëgjova një qytetar të Peshkopisë të deklarojë, se uji i pijshëm nuk shkon as në katet e para (!?)
Peshkopia me 15.000 banorë, qytet-fshat, nuk ka ujë. Që të ketë ujë Peshkopia 24 orë, janë bërë disa investime. 
• Në vitin 1960 u ndërtua ujësjellësi i Lishanit të Epërm që e furnizonte asokohe qytetin me ujë cilësor 24 orë në ditë. 
• Në vitet 80-të u ndërtua ujësjellësi i Korabit duke marrë ujërat e dy burimeve të mëdha të malit.
• Në vitet 2000 u ndërtua ujësjellësi i Cetushit. U harxhuan miliona euro dhe uji doli i pa përdorueshëm.
Një qytet i rrethuar nga ujësjellës dhe nga burime uji të pastër që nuk i ka asnjë qytet i Shqipërisë. Një qytet sa një fshat i vogël në Evropë pa ujë. 
-Çfarë bëjnë përfaqësuesit e popullit, ata që morën votën dhe u betuan se do ti shërbejnë votuesve? 
-Çfarë bën kryetari-kirurg i bashkisë? 
-Çfarë bëjnë deputetët (ende deputet) dhe deputetët e sapo votuar por ende pa u betuar?
-Çfarë planesh ka qeveria Rama-2 për furnizimin me ujë të Peshkopisë dhe fshatrave poshtë saj?
Qyteti i Peshkopisë nuk e ka urgjencë shtrimin e bulevardit me pllaka guri por “shtrimin” me ujë të pijshëm nga burimet e shumta të krahinës. Furnizimi i qyteteve dhe fshatrave me ujë të pijshëm të bollshëm, me vetërrjedhje, duhet të jetë prioritet i qeverisë Rama-2, përndryshe është shkref pa u ngref.
– Çfarë bëhet?!
– Pse heshtet?!
Sigal