‘300 punonjës i shtohen sistemit shëndetësor’, mjeku i njohur shpërthen ndaj Manastirliut: BLLOF!

333
Sigal

Mjeku i Urgjencës në QSUT Petrit Vargu, i cili njihet për natyrën e tij kritike ndaj menaxhimit të situatës aktuale të Covid, ka bërë një reagim të ashpër kundrejt ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Vargu përmes një postimi në rrjete sociale i kthehet keq ministres lidhur me deklaratës e saj se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga Covid-19.

Mjeku e ka quajtur këtë një deklaratë të papërgjegjshme dhe bllof, pasi sipas tij kjo shifër është baras me 4% të mjekëve që kanë mbetur. Ndërkaq i kujton edhe deklaratën e 7 viteve më pare, ku Manastirliu tha se do të ktheheshin 40 mjekë nga perëndimi.

“E nderuara ministre! Mora vesh që i keni premtuar popullit 300 mjeke te rinj gati per tu hedhur ne luften kunder Covid.Baraz kjo me 4 perqind te mjekeve qe te kane mbetur.Dhe keto i thua ne publik pa asnje lloj pergjegjesie.Me te njejten papergjegjshmeri qe 7 vite me pare deklaruat qe 40 mjeke  shqiptare do te linin perendimin dhe do te vinin ne Shqiperi.

Une ju kuptoj,qe ju planifikoni qe te gjithe studentet qe mbarojne sivjet dhe specializantet qe jane pa rroge ,kerkon ti kthesh ne gjurmues,pasi sic te kemi thene keto 6 muaj ,ti gjurmim nuk ben.Flitet qe ju beni gjurmime te mira ne prokurimet publike ne keto kohe Covidi.

Po mundohemi te mbledhim prova.Por duhet te dish nje gje!Pavaresisht se jane te poshteruar,mjeket shqiptare kane personalitetin e vet dhe kurre nuk do te arrish ti perdoresh ashtu sic do ti.Mos kujtoni se mbyllja e kufijve eshte nje argument favorizues per ju.

Une e kuptoj bllofin tuaj.Koha qe mjekeve i duhet per kurse gjurmimi eshte e njejte me kohen qe duhet deri ne daljen e vaksines.Pra asgje nuk do te ndodhe.Por ti e ke hedhur kete gur.Koha do te tregoje qe armata e mjekeve do e ktheje mbrapsht me neveri.Rilindja nuk mund te percaktoje dot te ardhmen dhe avenirin e mjekeve te rinj”, shkruan mjeku në reagimin e tij.