‘Unaza e Re’ dy orë pa drita, OSHEE: Një person dëmtoi kabllot

482
Që prej dy orësh “Unaza e Re” në kryeqytet pati ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, shkak i mungesës është bërë një person, i cili sipas saj teksa ishte duke punuar privatisht kishte dëmtuar kabllot.

“Një person dëmtoi kabllot. Në këtë kohë u punua nga operatorët dhe dëmi u riparua”, theksoi OSHEE. Nga ana tjetër OSHEE bëri me dije se personi që shkaktoi dëmin u shoqërua në polici.
Sigal