Tritol në dritare biznesmenit nga Burreli

507
Sigal

Një biznesmeni nga qyteti i Burrelit i është vënë pas mesnatës një kallëp tritoli në dritaren e lokalit.

Policia bën të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të B.K, banues në Burrel.

Fatmirësisht lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa policia ka ndërhyrë për të bërë të mundur çaktivizimin e saj.

Policia e Matit ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po këqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.