Trafikonin drogë në Itali, bien në pranga 2 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre me aftësi të kufizuara

358
Sigal

Pasditen e 26 shkurtit policia italiane goditi veprimtarinë e paligjshme të dy vëllezërve shqiptarë.
Nga operacioni i koduar “BOY DELIVERY” konstatoi se shqiptarët të dy kishin kohë që kishin filluar, në qendër të Pavias, një veprimtari të gjerë për tregtimin e drogës.

Njëri nga vëllezërit shqiptarë 26-vjeç kishte pak kohë që ishte kthyer nga Shqipëria dhe u pa nën shoqërinë e një burri me aftësi të kufizuara rreth 29 vjeç, që ishte vëllai i tij, në një parking të Bennet, në San Martino Siccomario.

Teksa ndiqeshin nga policia, të dy shqiptarët përfunduan në pranga nga policia e Pavisë, pas një urdhri paraburgimi të lëshuar nga magjistrati hetues i Gjykatës së Pavisë, për trafikimin e drogës.

Shqiptarët për të lëvizur në qendrën e Pavisë kanë përdorur biçikleta, me qëllim që të shmangen kontrollet dhe të lëvizin lirshëm në zonat e mbyllura për trafik, si dhe në rrugica të vështira ku ishte i vështirë patrullimi i makinave të policisë.

Pas kontrolleve të bëra ndaj dy të rinjve, u gjetën dhe u sekuestruan rreth katër mije euro të ardhura nga tregtia e paligjshme e drogës dhe dy telefona celular.