Dyshohej se ishte prekur nga Koronavirusi, ndërron jetë 32 vjeçari shqiptar

420
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku për pasojë një 32 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Greqi.

32 vjeçari u transferua nga Liguria për në spitalin Nafplio.

Nga raportimet e mediave greke bëhet me dije se shqiptari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital teksa po transferohej me ambulancë.

Të afërmit e tij fillimisht u frikësuan sepse kishin frikë se vdekja e tij ishte për shkak të koronavirusit. Pavarësisht alarmit momental në spital, mjekët shpejt e kuptuan se nuk ishte ky shkaku i vdekjes.

Burri 32-vjeçar, raportohet të jetë diagnostikuar me encefalit (inflamacion i trurit).