Zjarr në spitalin e Vlorës, flakët përfshijnë repartin e Kirurgjisë, raportohen dëme materiale

187
Sigal

Reparti i Kirurgjisë në spitalin e Vlorës është përfshirë nga flakët.

Mësohet se nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Vlorë /Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.