Arben Malaj: “Buxheti 2022 – buxheti i mashtrimit të qeverisë dhe thellimi i paqëndrueshmërisë së financave publike”

240
Sigal

Mesazhi kryesor: “Buxheti 2022 – buxheti i mashtrimit të qeverisë dhe thellimi i paqëndrueshmërisë së financave publike” Mashtrimi është i keq për çdo individ. Mashtruesit qeveritarë janë një gjë e keqe për shoqërinë dhe nje barrë e rëndë jo vetem për taksa paguesit aktual. Manipulimi dhe fshehja e shifrave të rritjes së borxheve të parregjistruara dhe të papaguara – që fshehin nivelin real të borxhit dhe rrezikun real të paqëndrueshmërisë financiare te vendit – janë shpërdorim detyre – janë vepër penale dhe dënohen me ligj. Ky është i pari Ministër i Financave në historinë e financave të shtetit shqiptar që prej vitit 1912, i cili duke abuzuar me interesat individuale dhe/ose “besnikëri partiake” të deputetëve të Rilindjes, nuk miraton buxhetet faktike sipas shifrave te certifikuara nga KLSH-së.
Sipas kushtetutës së Shqipërisë, por edhe sipas standardeve moderne të menaxhimit të financave publike ne BE, gjykata e llogarive/KLSH është i vetmi insitucion kushtetues ka te drejten dhe detyrimin për të garantuar shifrat reale të buxheteve faktike.

Kudo deputetët votojnë buxhetet faktike sipas shifrave te certifikuara nga KLSH/Gjykatave të Llogarive – jo sipas shifrave të Ministrisë së financave..

A nuk ishte ky ” mashtrues qeveritare”që gënjen në mënyrën më të pashpirt familjet e demtuara nga tërmeti duke shtuar si donator për tërmetin një bankë nga vendet islame që do të jepte rreth 480 milionë dollarë ne konferencen e doantoreve per termetin?

Riinvestimi po financohet nga taksat shqiptare dhe rritja e borxheve të financuara nga eurobondet.

Pas tre vitesh, qeveria ka përthithur vetëm 36% të shumës qe pretendohet se u dhe si mbeshtetje nga donatorët e kësaj konference.

Ja pse eshte shume e lehte te kuptohet qe keta nuk ishin “lypesarët më të mirë” por mashtruesit më të keq – edhe ne rast të fatkeqësive njeresore kaq të dhimbshme.

A nuk ishte ky “mashtrues publik” që garantoi se Bechetti nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga gjoba prej 120 milionë dollarësh për një vendim arbitrar dhe arrogant të qeverisë kur ishte ministër i financave dhe duhej të mbronte taksapaguesit nga këto gjoba qe rrezikojne te shkojne deri ne 350 milion euro??

A nuk ishte ky që i gënjeu taksapaguesit shqiptarë se do t’i nxirrte paratë nga dheu per Teatrit të ri të Tiranës??

Sipas buxhetit 2022 këto para po nxjerr xhepat e varfër të taksapaguesve shqiptarë nga eurobondi që do paguajnë shqiptarët.

Austriakët nuk kishin frikë të hetonin kancelarin e tyre për përvetësim të parave publike në manipulimin e opinionit publik për përfitime elektorale.

Parlamentet austriake sapo i hoqi imunitet ish kancedlarit Kurz, i cili derisa akuza të provohet akuza e ngritur është ligjërisht i pafajshëm. Por hetimi i prodhimit filloi pa pengesë apo vonesë. ”

“DW -Tani mund të hetohet kundër politikanit konservator autstriak Sebastian Kurz për korrupsion dhe dëshmi të reme. 35-vjeçari Kurz votoi edhe vet për heqjen e imunitetit parlamentar.”

Shfirat realë të treguesve ekonomikë dhe buxhetorë te buxhetit 2022 janë shumë të ndryshme dhe shqetësuese nga realiteti i sheqerosur mediatik i shumicës

Pse SPAK dhe opozita shqiptare kanë frikë të kërkojnë një hetim të fokusuar për mashtrimin publik për përfitime personale dhe partiake të disa ministrave aktualë të qeverisë që kanëkeq prsorur paratë publike për të manipuluar opinionin publik?.

Frikë, pa aftësi apo të dyja bashkë ??