Vrasja e vogëlushit në Fier, familjarët vijojnë me mbledhjen e firmave për dënimin kapital të Çalamanit

211
Sigal

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu vijojnë me mbledhjen e firmave në një peticion me qëllimin e rikthimit të dënimit me vdekje, për të vënë drejtësinë në vend për vogëlushin që u vra mizorisht.

Të afërmit e vogëlushit janë mbledhur në qendër të Fierit ku kërkojnë nga qytetarët që të firmosin peticionin e tyre. Mësohet se deri më tani janë mblidhur 3000 firma nga qytetarët për dënimin kapital të Çalamanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari pasi e goditi me kazmë e ka groposur të miturin Mateo Vasiu në oborrin e banesës së tij.