Përplaset automjeti i policisë rrugore, dy të lënduar në Bulqizë

255
Sigal

Dy automjete janë përplasur në Bulqizë pasditen e së premtes. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë ku një automjet i policisë rrugore është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Për pasojë të lënduar kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve të cilët ndodhen në spital ku po marrin ndihmë shëndetësore.

NJOFTIMI

Bulqizë/informacion paraprak

Në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, janë përfshirë në një aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.