Kishin konflikte të mëparshme, 32-vjeçari i dehur në timon i përplas makinën, plagoset vetë

403
Sigal

Shtetasi me iniciale M. L., 32 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi, i ka përplasur makinën e parkuar një personi me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Sipas policisë, 32-vjeçari ka marrë lëndime të lehta si pasojë e përplasjes, i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.

Postimi i plotë:

Shkodër

Nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin e tij, përplas me dashje mjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt.

Arrestohet në flagrancë nga policia.

Forcat policore të Shkodrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 32 vjeç, banues në Shkodër (me precedent të mëparshëm penal), pasi gjatë pasdites së ditës së djeshme, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur me dashje mjetin e parkuar të shtetasit D.K., me të cilin kishte konflikte të mëparshme.

Për pasojë është lënduar vetë shtetasi M. L., i cili pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.