Top Sekret, Ministria e Financave ende s’ka publikuar të dhënat e 6 – mujorit

507
Megjithëse jemi në fund të muajit korrik, Ministria e Financave ende nuk ka publikuar të dhënat financiare. Deri në fund të pesë muajve të parë të këtij viti, ecuria nuk ishte e mirë. Financat ishin larg të ardhurave që prisnin të grumbullonin, duke pasur një mosrealizim prej 4 % të të ardhurave krahasuar me pritshmëritë. Problematike ishin të ardhurat nga doganat, të cilat u dobësuan edhe më tej krahasuar me të ardhurat e siguruara një vit më parë. Nga këto të dhëna gropa e krijuar në dogana është 3.7 miliardë lekë. Pjesa më madhe e taksave e tatimeve shënuar rënie të të ardhurave. Në përgjigje të mosrealizimit të të ardhurave financat kanë renditur një listë arsyesh. Në fillim të vitit u fol për sistemin e ri informatik i raportimit të të dhënave pranë tatimeve, i ndjekur nga arsyeja e uljes së çmimit të naftës në botë e rrjedhimisht edhe vlerës së TVSH-së nga nafta e importuar, takse që zë një peshë të lartë në të ardhura. Nuk kanë munguar edhe argumentat se është rritur prodhimi i brendshëm i naftës, ndonëse në treg edhe nafta e prodhuar në vend duhet të paguajë taksa. Pak kohë më parë, në prezantimin e drejtoreshës së re të doganave, Ministri i Financave Shkëlqim Cani pranoi se të ardhurat janë të ulëta edhe për shkak të paraqitjes së dobët të administratës. Ai u kërkoi punonjësve të doganave të ndryshojnë tërësisht mënyrën e punës në kontrollin, matjen dhe grumbullimin e të ardhurave.
Sigal