Pollo: Një fitore u arrit, ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi

597
Sigal

Ish-ministri i Inovacionit Genc Pollo, gjithashtu ka reaguar në lidhje me tërheqjen e maxhorancës nga votimi për ligjin e mediave audiovizive.

Pollo ka bërë një postim në Facebook ku shkruan:

“Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme.”

Ligjet antifjalë u tërhoqën nga votimi por zbythja e Ramës dhe e çetës së deputetëve rilindistë është e përkohshme. Ligjet në të ardhmen duhet të garantojnë vetërregulllimin, transparencen e pronësisë etj., siç edhe rekomandon Këshilli i Europës. Por me këtë Kuvend kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Kjo duhet të ndodhë e do të ndodhë me ndryshimin e mazhorancës. Gjithësesi një fitore u arrit në sajë të qendrimit opozitar, komunitetit të gazetarëve, organizatave botërore për lirinë e shtypit. Falenderim edhe për zyrtarët ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan për të kundërshtuar Ramën e të tijat ligjet antifjalë përfshi edhe miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian si David Lega. GP