Mbyllen dy fasoneri / Nuk përmbushnin kriteret pandemike

66

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur dy fasoneri në qytetin e Përmetit për shkak të mungesës së protokollit anticovid.

Ky konstatim rezultoi pas inspektimit në ambientet e dy fasonerive, ku u vu re mungesa e largësisë mes punonjësve si dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërputhjes së kritereve të përcaktuara.

Sakaq nuk ka ende një informacion se si do të procedohet me punonjësit.