Hapet qarkullimi te Bulevardi “Zogu I”

293
Sigal

Bulevardi “Zogu I” është hapur për qarkullimin e automjeteve. Kryebashkiaku i Tiranës i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu inspektuan mbrëmjen e shkuar detajet e fundit të këtij aksi të rëndësishëm.

Ne do ta hapim trafikun, teksa vazhdojmë të kurojmë disa detaje, me disa pemë për t’u mbjellë e vijëzime që duhen bërë, do vendosim sinjalistikën, do ndriçojmë disa nga fasadat etj. Janë punë që mund t’i bëjmë pa kufizuar trafikun, për të krijuar një valvul të re shkarkimi nga sheshi “Skënderbej” dhe Unaza e Vogël, në drejtim të “Bulevardit të Ri”, për t’u lidhur me Unazën e 3-të ose për të vazhduar në zonën e Bregut të Lumit”.

Projekti për rehabilitimin e bulevardit “Zogu I” ka nisur në Shtator të vitit 2019.

Si çdo projekt, fillimisht u përball me histerinë. Nesër qytetarët do të zgjohen të mahnitur se sa hapësirë është fituar, vetëm duke pastruar ferrat, kioskat dhe gjithë çudirat shqiptare që kemi trashëguar në 30 vite tranzicion e mungesë kontrolli në këtë bulevard. Legalizime, hipoteka të dhëna lëmsh, ishte si të qëroje oriz, është pastruar çdo cm2 dhe më vjen mirë që ia dolëm dhe e mbajtëm fjalën për ta hapur në fund të nëntorit. Vlera e pronës është rritur në këtë njësi, po ashtu edhe aktiviteti ekonomik që do të rikthehet pas pandemisë, dhe pasi ta fitojmë atë betejë, siç kemi fituar çdo betejë, do të jetë prova se ishte investimi i duhur

Projekti i ri e ka plotësuar bulevardin me shëtitore dhe disa sheshe të vogla.