Ujërat e zeza në Librazhd / Banorët akuzojnë firmën dhe kryetarin e bashkisë

316
Sigal

Ujërat e zeza kanë shpërthyer në lagjen numër 2 të Librazhdit, gjatë punimeve që po bëhen në qytet nga kompania ALB STAR!!

Uji ka vërshuar në zonën ku ndodhen një çerdhe, gjimnazi i qytetit, qendra shëndetësore, policia e shumë biznese!

Banorët: Hap penxheren, era të mbyt.

BanoriNga njëra anë pandemia, nga ana tjetër uji me fekale.

Kjo gjendje është në Librazhd nga e enjtja! Banorët thonë se situata është bërë e padurueshme!

Ndaj akuzat i kanë për firmën ALB STAR që kryen punimet dhe kryebashkiakun Kastriot Gurra që sipas tyre nuk u kërkon llogari dhe zgjidhjen e shpejtë!

Banori:Vandalizëm, nuk dinë të punojnë, nuk ka ustallarë.

Banori: Vijnë, mbërthejnë, zbërthejnë ikin prapë.

BanorjaNuk e kuptoj neglizhencën

Në Librazhd po zbatohet një projekt me vlerë rreth 7 milion euro për rinovimin e rrjetit të ujësjellësit, dhe ndërtimin e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza.

Por banorët kanë dyshime në cilësinë e punimeve që po shkaktojnë probleme në qytet, ashtu siç ndodhi me sheshin qendror që përmbytet sa herë ka shi.