Kandidati për deputet kërcënohet me jetë/ Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore

296
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se një kandidat në Fier është kërcënuar, pasi deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Meta bën apel të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore dhe që të vijojë me transparencë të plotë procesi deri në rinumërimin e votës së fundit të sovranit.

“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! 🇦🇱”, shkruan Meta në rrjetet sociale.